iOS 14.5.1 i bën iPhonet në mënyrë drastike më të ngadalshëm - Gazeta Express
string(60) "ios-14-5-1-i-ben-iphonet-ne-menyre-drastike-me-te-ngadalshem"

iOS 14.5.1 i bën iPhonet në mënyrë drastike më të ngadalshëm

AutoTech

Gazeta Express

13/05/2021 1:52

Përditësimi i fundit i sistemit operativ të Apple ngadalëson në mënyrë drastike iPhone 12 dhe iPhone 11 dhe iPhone XR.

Versioni i fundit i Apple i iOS ofron dy azhurnime të rëndësishme të sigurisë, por përbën një dilemë për miliona përdorues të iPhone.

Lexo Edhe:

Për shkak se ngadalëson iPhone 12 dhe iPhone 11 me 60 për qind, raporton Forbes.

YouTuber Nick Ackermann së pari e vuri re këtë, ku shpërndau një video në kanalin e tij në YouTube, transmeton Telegrafi.

Ankesa të shumta

Për të njëjtën temë u fol edhe në uebfaqen MacRumors, ku pothuajse një e katërta e rreth 250 pjesëmarrësve thanë se ishin prekur nga problemi. Përdorues të shumtë të prekur kanë folur gjithashtu në Forumin e Mbështetjes së Apple.

Deri më tani modelet iPhone 12 dhe iPhone 11 kanë shitur rreth 300 milionë njësi në të gjithë botën.