string(52) "inzaghi-nje-lojtar-si-yamal-lind-nje-here-ne-50-vjet"

Sport

Gazeta Express

01/05/2025 9:35

Inzaghi: Një lojtar si Yamal lind një herë në 50 vjet

Sport

Gazeta Express

01/05/2025 9:35

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka mbetur i mahnitur me paraqitjen e Lamine Yamalit.

Ylli i ri spanjoll ishte spektakolar tek Barcelona mbrëmë në barazimin 3:3 kundër “Nerazzurri” në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Dhe, talentin 17 vjecar e ka cuar në qiell trajneri i Zikaltërve, shkruan “Gazeta Express”.

“Një talent si Yamal lind çdo 50 vjet. Unë kurrë nuk kam parë lojtar si Yamal në 8 apo 9 vjetët e fundit. Na duhej t’i angazhonim tre lojtarë për ta mbuluar”, deklaroi trajneri italian për “Sky Sport”.

Kampioni i Evropës me Spanjën mbrëmë e zhvilloi ndeshjen e 100-të jubilare me Barcelonën, një arritje e jashtëzakonshme kjo duke e pasur parasysh moshën e tij.

Ai po konsiderohet si një Lionel Messi i ri falë aftësive të tij të rralla. /Gazeta Express