Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku, pritet t’i bashkohet LDK’së? - Gazeta Express
string(81) "inxhinieri-dhe-bashkethemeluesi-i-linkplus-ermal-sadiku-pritet-ti-bashkohet-ldkse"

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 17:36

Inxhinieri dhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, Ermal Sadiku, pritet t’i bashkohet LDK’së?

Lajme

Gazeta Express

20/11/2025 17:36

Inxhinieri Ermal Sadiku pritet t’i bashkohet Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mësuar Gazeta Express.

Sadiku, i cili është edhe bashkëthemeluesi i LinkPlus, pritet të anëtarësohet në këtë parti ditëve në vijim.

Lëvizja vjen pas shpalljes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, të cilat u caktuan të mbahen më 28 dhjetor.

Ermal Sadiku është lindur dhe rritur në Prishtinë, ku gjithashtu ka përfunduar studimet në fushën e inxhinierisë. Më pas ai ka vazhduar specializimin në Gjermani, duke thelluar njohuritë dhe përvojën e tij profesionale. Pas studimeve, Ermal Sadiku është rikthyer në Kosovë për të ndërtuar karrierën si inxhinier dhe sipërmarrës, duke themeluar disa nga kompanitë më të suksesshme të sektorit ICT në vend.

Ai ka shërbyer si ligjërues në fakultet, si kryetar i Bordit të STIKK dhe vazhdon të jetë mentor dhe trajner i shumë të rinjve që synojnë karrierë në teknologji.