string(124) "investimi-miliona-euro-u-quajt-sukses-ne-2021-shin-sistemi-le-ne-balte-kqz-ne-rrezik-per-manipulim-te-zgjedhjeve-ne-shqiperi"

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 12:36

Investimi miliona euro u quajt sukses në 2021-shin, sistemi ‘lë në baltë’ KQZ-në! Rrezik për manipulim të zgjedhjeve në Shqipëri?

Shqiperi

Gazeta Express

14/05/2023 12:36

Sistemi i identifikimit elektronik të zgjedhësve nuk ka fuksionuar si duhet në zgjedhjet vendore që po zhvillohen sot në Shqipëri ndonëse janë investuar 3.4 milionë dollarë për këto pajisje, të cilat në 531 qendra votimi sot janë jashtë funksionit, duke vonuar procesin dhe dekurajuar votuesit. Ky proces që u quajt i suksesshëm në zgjedhjet e 2021-shit sot ka kthyer pas qindra votues që prisnin për të shprehur vullnetin e tyre me votë.

“5200 njerëz, që nuk e dinë se ça backgraundi kanë. Kemi harxhuar para për këtë sistem, por duhet parë se çfarë ka çaluar. Problematike situata është në Tiranë, Durrës, Shkodër, ka Tropojë, Elbasan, Pogradec.”, tha kreu i KQZ Ilirjan Celibashi i cili dha urdhër vijimin e procesit të identifikimit manualisht.

Identifikimi elektronik, pajisia që aplikohet për herë të dytë në Shqipëri është prezente çdo qendër votimi. Përmes hardware-ve dhe software-ve të dedikuar, pajisja ndihmon në çdo hap të procesit zgjedhor, për të mundësuar siguri të plotë për votën e çdo qytetari.

Procesi nis me leximin e dokumentit të identifikimit (pasaportë/ kartë identiteti) dhe shfaq të dhënat e qytetarëve, fotot dhe qendrën e votimit ku ata janë regjistruar për të votuar. Pas verifikimit, qytetarët do të nënshkruajnë me shenjën e gishtit.

Identifikimi elektronik lejon votimin vetëm në qendrën ku është kryer regjistrimi dhe dokumenton me përpikmëri tentativat për votim të dyfishtë, ndaj, kushdo që do të tentojë të kryejë shkelje, do të dënohet sipas ligjit në fuqi. A do ketë probleme në këto zgjedhje pas këtij ngërçi? Po votim të dyfishtë? Pritet të shihet në orët në vijim.

/Gazeta Express