Kryetari i KQZ, Ilirjan Celibashi ka theksuar shqetësimin e personave të paautorizuar brenda disa qendrave të votimit në rang vendi.
Ai është shprehur për mediat se prezenca e këtyre personave konsiderohet nga KQZ si intimidim ndaj votuesve dhe i ka kërkuar policisë që të marrë masa.
Kushdo që nuk largohet, theksoi Celibashi, do të mbajë përgjegjësi ligjore.
“Praninë në ambientet e pranimit të personave të paautorizuar, ne si KQZ e konsiderojmë si intimidim dhe presion ndaj votuesve ndaj është rasti që autoritetet duke filluar nga policia apo dhe Komisioni Zonal Zgjedhor ta adresojnë këtë si shqetësim dhe të merren masat përkatëse. E papranueshme që qytetarët që nuk kanë lidhje me atë qendër votimi të vazhdojnë të rrinë në ambientet e brendshme ku votohet. Do duhet të boshatisen menjëherë. Menjëherë! Dhe çdokush që refuzon t’i përgjigjet thirrjes së KQZ do të mbajë përgjegjësi”, thaCalibashi.
Celibashi foli edhe për disa denoncime të tjera që janë bërë në adresë të KQZ.
“Në lidhje me bojën jemi dëshmitarë që kjo histori e bojës sillet në vëmendje. Vështirë ta themi tani sa qëndron kjo problematikë. Në tërësi provesi i votimit ka shkuar normalisht, mendoj që është tejkaluar edhe problematika e identifikimit biometrik. Ngelet për t’u verifikuar 77% e qendrave të votimit kanë nisur punën, në këto 502 qendra votimi për çfarë arsye e patëm këtë situatë. Në gjithë pjesën tjetër procesi i identifikmit elektronik është duke shkuar shumë mirë.”, u shpreh ai.
/Gazeta Express