Intervistimi i Thaçit sot fillon në orën 14:00 - Gazeta Express
string(45) "intervistimi-i-thacit-sot-fillon-ne-oren-1400"

Gazeta Express

16/07/2020 13:54

Intervistimi i Thaçit sot fillon në orën 14:00

Gazeta Express

16/07/2020 13:54

Presidenti i vendit Hashim Thaçi do të intervistohet edhe sot, për të katërtën ditë me radhë, nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë.

Intervistimi i Hashim Thaçit pritet të nisë në orën 14:00, ndryshe nga tri ditët paraprake kur ai u intervistua me fillim nga ora 13:00.

Lexo Edhe:

Presidenti Thaçi që nga dita e hënë është duke qëndruar në Hagë të Holandës aty ku edhe ndodhet Gjykata Speciale.

Intervistat gjatë tri ditëve të kaluara Thaçit i kanë zgjatur rreth gjashtë orë, ndërsa para objektit të Dhomave të Specializuara kanë qëndruar mbështetës të Presidentit të cilët kishin shkuar nga vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian por edhe nga Kosova.

Pas intervistimit të hënën, në ditën e parë, Thaçi ka thënë se është diskutuar për “çështje sqaruese, teknike” dhe për interesimin e prokurorëve për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Aktakuza e paraqitur ka kaluar tani në duart e gjykatësit të procedurës paraprake, i cili ka maksimum gjashtë muaj kohë, nga muaji prill, për ta konfirmuar ose hedhur poshtë.

Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet./GazetaExpress/