string(93) "intervistimi-i-pecit-maqedonci-e-vleresoj-lart-punen-e-tij-mbetet-te-shihet-ne-muajt-ne-vijim"

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 17:54

Intervistimi i Pecit nga Prokuroria, Maqedonci: E vlerësoj lart punën e tij, mbetet të shihet në muajt në vijim kjo çështje

Lajme

Gazeta Express

28/05/2025 17:54

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot në emisionin “FRONTAL” të T7 është pyetur për intervistimin e ministrit Peci nga Prokuroria Speciale.

Ai tha se e vlerëson lart punën dhe angazhimin e ministrit në detyrë të Bujqësisë, Faton Peci.

Maqedonci nuk foli më shumë, duke thënë se mbetet të shihet në muajt në vijim.

“Unë e vlerësoj lart punën dhe angazhimin që ministri Peci ka pasur gjatë periudhës sa ka kryer detyrën dhe sa po kryen detyrën e ministrit të Bujqësisë. Ka pasur shumë zhvillime shumë të rëndësishme në fushën e bujqësisë, ka pasur shumë arritje. Sa i përket çështjes që është ftuar nga prokuroria, ministri Peci ka bërë publike qëndrimin e tij, ditë më parë, para se të ftohej nga prokuroria. Dhe unë me të vërtetë nuk kisha dashur të futem më thellë në këtë pjesë për shkak që do të mbetet në muajt në vijim të shihet për krejt këtë çështje”, tha ai.