Intervistë më kritikun e artit dhe kuratorin në Hanin e Dy Robërteve, Shkëlzen Maliqi, lidhur me ‘riaktivizimin’ e kësaj hapësire e cila për vite me radhë ishte streha e ekspozimit për shumë artistë. Për një periudhë dy vjeçare në Hanin e dy Robërteve u mbajtën një numër i madh ekspozitash, duke sjellë në qendër të vëmendjes artin pamor dhe duke rikthyer përgjatë viteve shumë artistë e artdashës në këtë hapësirë.
Intervistoi: Donjeta Abazi
Gazera Express: Çfarë e shtyu ‘ringjalljen’ e Hanit të dy Robertëve si hapësirë ekspozuese, dhe si u përzgjodh ky vend për një projekt dyvjeçar kaq intensiv?
Shkëlzen Maliqi: Dakord, aktivitetet e dy viteve të fundit mund të duken si përpjekje për ‘ringjallje’ të Hanit të 2 Robertëve” me atë ADN-në dhe brendin specifik të kafe- ose restorant-galeri, që e kanë ndërtuar me përkushtim Fadil dhe Merita Dragaj. Por, duhet kuptuar rrethanat. Dikur, në vitet e 90-ta, edhe në dekadën e parë pas luftës, Hani ka qenë ndërmarrje e pavarur, aktivitetet shtesë kulturore dhe sociale janë mbështetur nga vetë biznesi gastronomik, ndëkaq që kanë ndryshuar rrethanet, konkurenca në biznesin e gastronomisë është bërë tejet e ashpër, dhe nëse nuk e ke hapësirën tënde, por e pajton atë me qira, që janë gjithnjë e më të shtrenjta, të bësh ekspozita është luks. Por Hani, edhe pse i ndërronte shpesh lokalet, ka vazhduar me ekspozita, për 36 vite sa është aktive si brend i veçantë, ka bërë mbi 200 ekspozita, e nëse shtohen edhe aktivitetet tjera kulturore dhe sociale, Hani del si një ndërmarrje që meriton të veçohet si vend i kujtesës historike që shënon një epokë. Një diplomatë zviceran i thoshte Maritës dhe Fadilit se Hani duhet të futet në Trashëgimi të UNESCO-s.
Por, fakti se në disa kohë ekspozitat s’kanë qenë të shpeshta, sepse lokalet nuk ishin adekuate, ose biznesi çalonte, nuk do të thotë se Hani nuk punonte. Në ato periudha në dukje shtërpe ka pas angazhim të madh për historizimin e brendit të Hanit, është bërë një libër me më shumë se 80 intervista të artistëve, gazetarëve të vendit dhe të huaj, përfshi edhe diplomatë e politikanë, frekuntues të Hanit. Është bërë më herët një film për muziktarin legjendë Karaxha, rom nga Prizreni , që ka performuar te Hani. Në fazën e postprodukcionit edhe në film dukomentar për Hanin. Së voni Hani është regjistruar si organozatë joqeveritare, në mënyrë që t’i ndihmohet biznesit, sepse Prishtina edhe pse po zhvillohet eksponencialisht në ndërtime, po çalon me hapësira ekspozuese. Nga viti 2023, fillimisht te një lokal me të vogël te Santea në lagjën Dardani, dhe tani te rruga Hajdar Dushi 64 në qendër të Prishtinës, kemi arritur që të bëjmë mbi 20 ekspozita sukcesive me program të strukturuar, dhe te kjo hapësira më e re, që ka 200 m2, mbahen edhe aktivitete tjera kulturore.
GE: Cilat kanë qenë sfidat dhe sukseset më të mëdha gjatë organizimit të këtyre ekspozitave që përmendet? A ka ndonjë që e konsideroni më përfaqësuese për vizionin tuaj?
Maliqi: Në lokalin te Santea janë organizuar fillimisht disa ekspozita në një hapësirë të vogël, u prezentuan Lumturie Krasniqi (piktura), Salih Lutolli – Agi (piktura, vizatime), Afrim Hajrrullahu (fotografi), ndërkaq pasi që kjo hapësirë u zgjërua, realizuam një program vjetor. Së pari ishte prezentimi i projektit Hapenning në Çarshinë e gjatë të Pejës, që më 28 tetorë të vitit 1999 tuboi, të ftuar nga Sokol Beqiri, 12 artistë, disa muzicientë dhe rreth 200 fëmijë, ku ata për 5 orë intervenuan dhe performuan me talentet e tyre në vendin e krimit të luftës, duke përçuar porosinë “Make Art Not War!” Pastaj vijuan ekspozitat: Skender Boshnjaku (kolazhe), Sokol dhe Doruntina Maloku (piktura), Nehat Beqirit nga Tetova (piktura), Burim Myftiut (fotografi), Orhan Kurtolli (piktura), Blerta Berveniku (piktura), Ekspozita për nder të 35 vjetorit të H2R (20 autorë), Valentina Elshani (piktura), një grupi artistësh nga Gjermania (instalime), Anita MecKina e Australisë (fotografi të arkitekturës brutaliste), Anton Krasniqi (piktura), Marigona Ademi (piktura), Daut Berisha (vizatime dhe skica), Eilert Asmervik (piktura dhe miks media), Katja Bergen e Austrisë (piktura dhe ilustrime), Enesa Xheladini (piktura).
Më e veçantë ka qenë ekspozita e Daut Berishës, e para e tij në Kosovë, me vepra të hershme që i ka nën kujdes vëllaut t tij Arbër Berisha, përderisa në pritje është që të opuisi i Dautit me rreth 500 piktura, të kthehet në Kosovë nga Parisi, pasi që këtë thesa e ka trahëguar familja e tij. Në ekspozitën që organizuam treguam vetëm shkëndijat e hershme të talentit të këtij artisti që vdiq para dy vitesh.
GE: Si është ndërtuar bashkëpunimi me artistët e rinj gjatë këtij cikli ekspozitash? Sa ndikim ka pasur ky projekt në skenën lokale të artit pamor?
Maliqi: Hapësira te Santea, jo aq të përshtatshme, nuk u dukej atraktive për artistët e afimuar, por edhe të rinjtë, ndonëse përpiqeshim t’ua sigurojmë kushte të tjera promovuese, hdezitonin. Te hapësira e re, edhe pse disa muaj është punuar në meremetime dhe adaptime, kushtet janë më të mira dhe po punojmë me program, duke ofruar mundësi edhe për artistët e rinj, edhe për ata të afirmuarit. Nga lista që e paraqita, shihet se e kemi aritur larushinë, ka artistë të rinj, dhe ata të afirmuar.
Na ka gëzuar posaçësrisht ekspozita e Valentina Elshanit, ajo ka pas ekspozuar si studente dhe artiste e sapodilmuar te Hani, dhe kur e patëm ftuar në gusht të vitit të kaluar, e gjetëm në Gjermani, ku prej vitesh, për arsye familjare ka qenë e detyruar që ta lë artin. Ajo e pranoi ftesën dhe arriti për katër muaj ta përgadisë një ekspozitë me piktura që ia kthyen vullnetin dhe entuziazmin për të vazhduar karrierën.
GE: Kursi i kritikës artistike (2024–2025) është një risi për skenën kosovare. Si është konceptuar ai dhe cilat janë qëllimet afatgjata të tij?
Maliqi: Ne prej vitesh kemi mungesë të profesioneve përcjellëse të arteve pamore, sidomos kurator dhe kritik art. Unë kam bërë në tri dedeniet e fundit në përqendrim më të madh te kritika artistike, më 2022 e lkam bituar një vëllim për artin e Kosovës viteve 90-ta, kështu që mendova se Hani është vend i përshtatshëm të zhvillohet një kurs studentë dhe studiues të diplomuar, për t’u marrë me kritikë të artit, sepse është një veprimtari në zhvillim, ka më shumë botime katalogjesh dhe monografish, dhe sikur që në kohën e Jugosllavisë shumica e teksteve për artistët kosovarë i shkruanin kritikët nga Zagrebi dhe Beogradi, edhe tani e kemi dukurinë për monografitë që boton ASHAK, ose edhe të tjerat, angazhohen autorët nga Shqipëria. Nuk them se kjo nuk bën, përkundrazi, por vlerësoj se ne kejmi mjaft talente që munden me qenë kritikë të mirë të artit, edhe nëse nuk e kanë diplomën e historiani të artit.
GE: Cili është raporti midis teorisë dhe praktikës brenda kursit të kritikës? A po zhvillohet një gjuhë e re e kritikës vizuale në Kosovë përmes kësaj nisme?
Maliqi: Gjuha e kritikës artistike në rrafshin botëror është mjaft e standardizuar dhe pasurohet me çdo zhvillim të ri, që në shekullin e 20 ka pas ritëm marramendës të avangardave dhe risive teorike, Për këtë thesar teorikë në Kosovë s’kemi pasur gjetje gjuhësore të azhurnuara, por s’duhet të mbetemi te konstatimi, duhet punuar në shumë drejtime, të kemi ketedra të historisë të artit dhe botime në shqip të literaturës teorike. Brezat e reja sot kanë gjasa të gjejnë zgjidhje jo vetëm duke huazuar fjalët nga anglishtja, që edhe te na po bëhet gjuhë e huaj më e përhapur, madje edhe mbisunduese ndaj shqipes, gjë që duhet të balancohet, sepse tani kemi edhe mjete inteligjente që e lehtësojnë përkthimin dhe duhet të ketë edhe angazhim për përsosjen dhe begatimin e shqipës me fjalëformime me rrënjë te gjuha shqipe.
Kursi aktual është i individualizuar, nuk është i niveleve të larta të bachellorit ose masterit, është thjesht një ndihmesë, ku stimulohen edhe shkrimtarët, filozofët, sociologët etj,. që merren me kritikë artistike. Në vitet e 90-ta, kur Alisa Maliqi e drejtonte Dalerinë Dodona dhe për çdo ekspozitë përgadiste katalogjet cilësore, unë i shkruaja shumicën e teksteve, por nuk mbrija për çdo ekspozitë. Kërkova ndihmë nga dy miqë që shkruanin mirë ese filozofike dhe letësi, Astrit Saliu dhe Migjen Kelmendi. Ata fillimisht thoshin s’kemi përgaditje, por unë u thashë shkruani përshtypjet me qasje filozofike ose letrare. Astriti i bëri dy shlkrime për Rudina Xhaferin dhe Zake Prelvukajn, kurse Migjeni për Rexhep Ferrin. Shkrimet e tyre i kam tani një një silabus të improvizuar të kursit të kritikës të artit, si shembujt e qasjes kritike të stileve të ndryshme për artim.
GE: Si e imagjinoni të ardhmen e Hanit të dy Robertëve si një qendër të qëndrueshme për ekspozita dhe mendim kritik në artin bashkëkohor? A ka plane për zgjerim apo partneritete ndërkombëtare?
Maliqi: Hani tani i ka kapacitetet hapësinore dhe deridiku edhe teknike dhe të bashkëpunëtorëve, e tani edhe Web faqen e vet, për çka kemi marë ndimë nga fondi i BE-së që e menxhon Kosova 2.0, çër çka jemi shumë mirënjohës. Hani po zhvillon sërish edhe aktivitete të ndryshme, punëtori, lexime publike dramash, promovime të librave, (para dy javësh u mbajt një promovim cilësor i kompletit të veprave të Musa Ramadanit), pastaj mbramjet letrare dhe muzikore, aktivitetet promovuese të FemArt dhe të Kosova 2.0 me rastin e botimit të një vëllimi të revistës kushtuar viteve të 90-ta… Kemi hapësirë edhe për programe tjera, andaj kemi aplikur që të mbajmë një seri debatesh për zhvillimet aktuale shoqërore dhe kulturore, duam që Hani të jetë edhe si një Klub i krijuesëve, ndoshta edhe me anëtarësim. Idetë nuk na mungojnë por realizimi i tyre nuk varet vetëm nga ne, po presim mbështetje nga institucionet tona dhe fondacionet e huaja… Për sa varet nga ne, do ta bëjmë të pamundurën, vetëm se kriza botërore dhe krizat zhvillimore në Kosovës, janë faktorë kufizuaes. Shpresojmë se ato nuk do të jenë edhe bllokuese.
/Gazeta Express
Kreditimi Rural i Kosovës (KRK), është një institucion mikrofinanciar në Kosovë, që do të përfitojë një kredi prej 10...