Suzanne Podkast që emetohet në t7 sjell intervistën me themeluesin e i audio barit Servis Fantazia dhe restoranti/brasseria Juliette of the Spirit. Prej fminisë me bendin Talking Heads n’Taslixhe, te përzgjedhja e super muzikës ma t’mirë, e deri te menaxhimi i një restoranti edhe nji audio bari, Patriku flet për dashni, për komunitet, edhe për krejt kaosin e bukur që vjen kur e çel një vend të ri që don me pas n’shpirt.
Patrikin gjithmonë e nij kur është fjala për muzikë. Gjithmonë.
Para do jave ishim n’Kala Festival midis Jugut të Shqipnisë me krejt ekipin, kur ai krejt cool si gjithmonë më tha: “Hajde pe ngojmë edhe këtë DJ se osht shumë “DJ interesant”! Krejt papritmas u gjetëm tu kcy nën beat-et e Egyptian Lover, direkt prej LA-së, tu i rrotullu pllakat edhe tu repovat tekstat më të pista që i ke ni ndonjëherë e krejt kjo, nën një perëndim dielli shqiptar, me një vibe që s’ka manual qysh me e ndërtu. Vetëm Patriku e din.
Se me Patrikun, “interesant” kurrë s’është “ok”. Është gjithmonë diçka që t’len pa fjalë.
Është bashkëthemelues i kolektivit Servis, i audio barit Servis Fantazia, edhe tash së fundmi, i projektit të ri që e ka nis – restoranti/brasseria Juliette of the Spirits.
Patrikin gjithmonë ke me pa të veshun me bluzë e zezë, xhinse të zeza, këpucë të zeza, kapelë e zezë. Përveç kur vjen vera – atëherë gjithmonë hin n’kombinim maica e bardhë, fresh. Njeri i natës në Prishtinë, njëfarë “princ i errësinës”, po me referenca që shkojnë shumë larg në paqllëk! Shumë.
Njëherë, kur pat marrë vesh që jom n’Tokio, veç m’tha: “Shko n’Shelter audio bar.” Tipike Patrik: vend underground, shumë e vështirë me e gjetë, e vogël sa një dhomë – po me zo t’madh, edhe me zemër edhe ma t’madhe, e referenca shumë vjeqare.
Këtë verë, Patriku është edhe i dashnum. E në këtë verë t’dashnisë, na u dok krejt natyrshëm me e pas n’intervistënTenTen – me folë për çka e inspiron e çka e munon Patrikun, edhe çka e mban këtë qytet tonin gjallë.
Intervistën e plotë e keni në këtë link: https://suzannepodcast.substack.com/p/patrik-ukiq-now-in-the-mood-for-love