Armando Broja ishte titullar dje, ndërsa Shqipëria fitoi përballë Serbisë. Sulmuesi i Kombëtares u paraqit për intervistë pas ndeshjes në mënyrë të pazakontë, pasi kishte lënë pas në dhomën e zhveshjes… këpucët.
Brojës iu përmend fakti i mungesë së golit. Sulmuesi tha për “TV Klan” se mërzitet, megjithatë dje ishte i gëzuar për faktin e fitores.
Bluzen kujt do ia dhurosh? Nuk e di akoma.
A besoje se do ia dilnim sot? Kemi pasur përgatitje shumë të mira, prej ditës së parë që kemi ardhur, të gjithë çunat shumë gati, të motivuar dhe përqëndruar. Kur kemi ardhur të gjithë bashkë, ishim me një mendje për të fituar ndeshjen dhe sot e arritëm fitoren.
E dinim se do ishte ndeshje e vështirë. Ne ishim shumë skuadër të përqëndruar dhe vendosur. Kemi luajtur ndeshje shumë të mirë, jemi mbrojtur shumë mirë të gjithë bashkë. E dinim që Pavloviç dhe Kostiç do kthehen shumë mbrapa. Dhe nuk ka pasur shumë hapësirë si në ndeshjen e parë, por ka pasur mundësi për disa raste. Sidomos në pjesën e dytë që donin të bënin gol dhe kanë pasur më shumë hapësirë. Doja të pasoja se pashë Uzunin dhe Rein aty bashkë, por fusha shumë e keqe. E kapi gropa. Të godisja? Kisha mundësi. Në atë moment thashë Uzuni dhe Rei ndoshta në pozicion më të mirë, thashë ok po u jap topin. Unë jam shumë i gëzuar dhe gjithë skuadra.
Mungesa e golit? Normale, e vështirë shumë për mua. Sulmues jam. Kam qejf të bëj gola, të jap asist, të ndihmoj ekipin. Është bërë shumë kohë që nuk kam bërë gol, edhe unë mërzitem se jam njeri. Sot isha shumë i gëzuar.
I le targën Pavloviçit- Kisha pasur më shumë qejf të ikja përpara, por sot duhej të mbronim shumë.