Interpol Tirana ekstradon 9 persona drejt Italisë - Gazeta Express
string(49) "interpol-tirana-ekstradon-9-persona-drejt-italise"

Interpol Tirana ekstradon 9 persona drejt Italisë

Gazeta Express

12/08/2020 17:42

Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Italisë 9 persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga vendi fqinj.

Përfundimi i procedurave është bërë nga bashkëpunimi mes Policisë së Shtetit dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane (Criminalpol).

Lexo Edhe:

9 personat e ekstraduar rezultojnë se janë arrestuar në Shqipëri në periudha të ndryshme në harkun kohor të një viti. Të ekstraduarit janë shtetas shqiptar nga mosha 27 deri 72 vjeç, të cilët ishin fshehur në Shqipëri për t’iu shmangur urdhër-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Prokuroritë e Barit, Bergamos, Chietit, Firences, Aquilës, Milanos dhe Napolit.

Personat që u ekstraduan janë kapur nga Policia e Shtetit dhe janë të përfshirë në vepra kriminale si shkelje e ligjit për narkotikët, vjedhje, grabitje, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe organizatë kriminale me qëllim trafikun e lëndëve narkotike.

Finalizimi i operacionit erdhi si rezultat i shkëmbimit të informacionit investigativ dhe aktivitetit hetimor të kryer në territorin shqiptar gjatë disa muajve, duke i vënë theksin bashkëpunimit midis Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Kriminale Italiane, nëpërmjet Zyrës së Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Policisë Italiane UCI Albania.