Ish-deputeti i AAK-së, Besin Tahiri, ka njoftuar se sot ka nisur Konferenca Ndërkombëtare Qeveritare, e cila është një forum global që do të mbahet çdo vit dhe që synon të bëhet një pikë referimi për diskutimin e thellë mbi të ardhmen e qeverisjes. Ish deputeti ka vlerësuar se ky është një thirrje për veprim dhe moment reflektimi.
Tahiri ka shkruar se parimet e qeverisjes së mirë nuk janë të negociueshme, porse ato kanë nevojë për rigjallërim në dritën e sfidave të reja globale qoftë në drejtim të teknologjisë, krizave klimatike, presioneve ekonomike apo trysnive mbi demokracinë.
‘‘Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për institucione që mësojnë, që përshtaten dhe që veprojnë me guxim. #IGC2025 është një hap drejt kësaj rruge, një thirrje për një epokë të re të qeverisjes’’, ka shkruar ai mes tjerash.
Postimi:
Jam shumë krenar që sot nisëm International Governance Conference, një forum global që do të mbahet çdo vit dhe që synon të bëhet një pikë referimi për diskutimin e thellë mbi të ardhmen e qeverisjes. Ky është një moment reflektimi, por edhe thirrje për veprim.
Theksova se nëse qeverisja nuk pëson një ristrukturim të thellë, nga promotor i zhvillimit, rrezikon të kthehet në pengesë. Jemi në një kohë ku ndryshimi është i përshpejtuar dhe kompleksiteti në rritje kërkon institucione më fleksibël, më transparente dhe më efikase. Parimet e qeverisjes së mirë nuk janë të negociueshme, por kanë nevojë për rigjallërim dhe rimendim në dritën e sfidave të reja globale qoftë në drejtim të teknologjisë, krizave klimatike, presioneve ekonomike apo trysnive mbi demokracinë.
Në Panelin I: “Sfidat dhe mundësitë e qeverisjes në një botë që evoluon me shpejtësi”, u sollën reflektime me peshë, që duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për politikëbërësit dhe liderët institucionalë:
– Kryeministri Edi Rama: “Lidershipi i vërtetë testohet në kohë krize”, dhe koha jonë është pikërisht kjo provë.
– Ambasadori Nicholas Abbott: “ Demokracia nuk eksportohet, ajo ndërtohet nga brenda”, një mesazh i fuqishëm për të gjitha vendet që përpiqen të transformoj institucione të qëndrueshme.
– Harry Hardman: “Shërbimet për qytetarët janë aseti ynë i vetëm dhe duhen ofruar me efikasitet” dhe çdo akt i qeverisjes duhet të matet me ndikimin real që ka tek qytetari.
– Massimiliano Paoluçi: “Partneritetet publiko–private janë çelësi për zhvillim të qëndrueshëm” një thirrje për bashkëpunim dhe jo ndarje mes sektorëve.
Këto mendime e bëjnë të qartë se rigjallërimi i qeverisjes nuk është opsion, është domosdoshmëri. Sektori publik duhet të sfidojë vetveten për të funksionuar me të njëjtin nivel efikasiteti, llogaridhënieje dhe inovacioni si sektori privat. Përndryshe, do të mbetet pas në një botë që nuk pret.
Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për institucione që mësojnë, që përshtaten dhe që veprojnë me guxim. #IGC2025 është një hap drejt kësaj rruge, një thirrje për një epokë të re të qeverisjes.
Nga Europa drejt biznesit tënd – nisje çdo javë me 3P Logistics, shpejt, sigurt dhe pa stres! Kur bëhet...