Interi veçse e ka marrë vendimin rreth të ardhmes së Akanjit - Gazeta Express
string(60) "interi-vecse-e-ka-marre-vendimin-rreth-te-ardhmes-se-akanjit"

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 16:16

Interi veçse e ka marrë vendimin rreth të ardhmes së Akanjit

Futboll

Gazeta Express

07/10/2025 16:16

Interi do tw jetw i detyruar të nënshkruajë me Manuel Akanjin në mënyrë të përhershme nëse fiton Scudetton dhe mbrojtësi zviceran merr pjesë të paktën në 50% të ndeshjeve, por gjiganti i Serie A raportohet se wshtw i vendosur ta mbajë lojtarin e huazuar nga Man City, pavarësisht nga këto kushte.

Sipas “Tuttosport”, Interi ka vendosur tashmë ta blejë përfundimisht Akanjin nga Manchester City në fund të sezonit.

Reprezentuesi i Zvicrës u bashkua me skuadrën e “Nerazzurrëve” në ditën e fundit të merkatos verore me huazim, dhe sipas “Tuttosport”, klubi italian mund ta bëjë transferimin e tij të përhershëm për 15 milionë euro nëse fiton titullin e Serie A dhe Akanji merr pjesë në të paktën 50% të ndeshjeve në sezonin 2025-26.

Megjithatë, pavarësisht kësaj klauzole, Interi është tashmë i vendosur ta mbajë 30-vjeçarin, i cili ka pranuar të firmosë një kontratë me vlerë 4.5 milionë euro në vit deri në vitin 2028.

Akanji është bërë shpejt titullar i rregullt te Interi, duke luajtur gjashtë ndeshje në të gjitha garat.

Interi gjithashtu po përgatitet të zëvendësojë njërin ose të dy mbrojtësit e vjetër, Francesco Acerbi ose Stefan de Vrij, kontratat e të cilëve skadojnë në qershor të vitit 2026.

Sipas “Tuttosport”, Joel Ordonez (Club Brugge), Oumar Solet (Udinese), Konstantinos Koulierakis (Wolfsburg), Jay Idzes dhe Tarik Muharemović (Sassuolo) janë në listën e vëzhgimit të “Nerazzurrëve”./GazetaExpress/