Interi synon ta mbajë Sanchezin - Gazeta Express
string(31) "interi-synon-ta-mbaje-sanchezin"

Interi synon ta mbajë Sanchezin

Gazeta Express

28/05/2020 17:37

“Nerazzurri” duan ta huazojnë edhe për një vit sulmuesin kilian nga Manchester Unitedi

Interi është i interesuar ta mbajë edhe një vit Alexis Sanchezin, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nerazzurri” e kanë huazuar verën e kaluar sulmuesin kilian.

Dhe, mediumi britanik “Daily Star” shkruan se Zikaltrit do t’ua kërkojnë “Djajve të Kuq” edhe për një vit sulmuesin me përvojë.

Mirëpo, klubi italian synon ta paguajë më pak ish-futbollistin e Udineses, Barcelonës dhe Arsenalit.

Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia që Interi ta blejë edhe përfundimisht Sanchezin për një çmim të arsyeshëm. /Gazeta Express/