Interi synon fitore sonte kundër Bologna për top katër në Serie A
Futboll
Gazeta Express
09/11/2022 19:56
Interi e pret sonte në Giuseppe Meazza skuadrën e Bologna derisa
kërkon fitore që t’i afrohet me pikë vendit të katër
Interi do të kërkojë fitoren e tij të nëntë
këtë sezon, teksa pret në shtëpi skuadrën e Bolognas, e cila renditet në vendin
e 12 të Serie A.
Interi për momentin ka 14 pikë më pak se
lideri i Serie A, Napolit por Zikaltërit kanë vetëm tri pikë më pak se Lazio
dhe Atalanta të cilat ndajnë pozitat 3 përkatësisht 4.
Kështu, Inzaghi ka startuar sonte në sulm me dyshen
Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko. /GazetaExpress/