Interi po mposhtet në “Giussepe Meazza”, me Bodo/Glimtin që ka shfrytëzuar një gabim në mbrojtjen zikaltër.
Ishte Manuel Akanji që bëri një gabim të tmerrshëm, duke tentuar ta kthejë topin mbrapa.
Atë top e mori sulmuesi i Bodo/Glimtit, derisa së pari Yann Sommer ia priti goditjen, topi i ra në këmbë Jens Peter Hauge.
Bodo/Glimt tashmë po udhëheq si mysafir 1-0, teksa në rezultatin e përgjithshëm ka epërsi prej 4-1. /GazetaExpress/