Interi u ndal sërish në barazim 1-1 nga Fiorentina, me Cher Ndour që barazoi golin e hershëm të Francesco Pio Esposito, duke bërë që diferenca në krye të ulet në gjashtë pikë.
Interi kaloi në epërsi që në sekondat e para, kur Esposito shënoi me kokë pas asistimit të Nicolò Barella.
Fiorentina reagoi dhe barazoi në pjesën e dytë me Ndour, pas një aksioni ku portieri Yann Sommer nuk arriti ta kontrollonte topin.
Të dy skuadrat patën raste të tjera për gol, me Sommer dhe David De Gea që bënë ndërhyrje të rëndësishme për të mbajtur rezultatin të pandryshuar.
Në fund, Interi humbi mundësinë për fitore në momentet e fundit, kur Esposito u ndal nga një pritje e shkëlqyer e De Geas.
Interi momentalisht është i pari me 69 pikë, derisa Milani është i dyti me 63 pikë./GazetaExpress/