Interi ishte shumë afër transferimit të Tahith Chong, por paga e tij ishte problemi, kurse tani ata do të trakasin në derën e Manchester United edhe në verë
20 vjeçari do të jetë lojtar i ri në qershor dhe ka konfirmuar se ai nuk ka për synim nënshkrimin e një kontrate të re me skuadrën nga Old Trafford.
Ai është lidhur me një kalim në Itali ku për nënshkrimin e tij janë në betejë Interi dhe Juventusi.
Sipas FCInterNeës.it, negociatat me zikaltërit janë në rrugë të mirë, kurse paga e ofruar për fillim është 1.5 milion euro, derisa lojtari dëshiron që të këtë bonuse deri në dy milionë.
Problem, megjithatë, raportohet të jetë edhe komisioni që po kërkojnë agjentët e Chongut.
Ata thuhet se kanë kërkuar në fillim shtatë milionë euro, por më vonë e kanë ulur këtë shifër në pesë milionë, por shuma që është gati ta paguajë Interi është shumë larg kësaj, ata janë në gjendje të paguajnë vetëm 1.8 milionë euro agjentët e lojtarit. /GazetaExpress/