Interi mund të ndahet me Eriksenin - Gazeta Express
string(34) "interi-mund-te-ndahet-me-eriksenin"

Interi mund të ndahet me Eriksenin

Gazeta Express

16/07/2020 17:00

“Nerazzurri” nuk janë të kënaqur me paraqitjet e mesfushorit danez, i cili mund të largohet gjatë verës

Christian Eriksen nuk ka lënë gjurmë sa duhet në muajt e parë të eksperiencës së tij në Inter, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Mesfushori danez ka hasur në vështirësi për t’u ambientuar në ekipin italian pas eksperiencës së suksesshme që e pati në Tottenham.

Prandaj, mediumi italian “Sport Mediaset” shkruan se Eriksen është njëri prej 11 lojtarëve me të cilët Interi planifikon të ndahet gjatë kësaj vere.

Mesfushori kreativ i ishte bashkuar klubit italian në janar, por trajneri Antonio Conte duket se nuk është i kënaqur me shërbimet e tij. /Gazeta Express/