Interi mund të detyrohet që ta shesë lirë Skriniarin në PSG - Gazeta Express
string(59) "interi-mund-te-detyrohet-qe-ta-shese-lire-skriniarin-ne-psg"

Interi mund të detyrohet që ta shesë lirë Skriniarin në PSG

Futboll

Gazeta Express

06/12/2022 10:17

Interi ende nuk ka arritur marrëveshje për rinovim të kontratës me Milan Skriniar dhe raportohet se ata do të detyrohen që ta shesin atë të PSG për një çmim më të lirë, prej 30 milionë euro

Mbrojtësi është në mes të një lufte për transfer dhe qëndrimit të tij ku është që prej verës, me Zikaltërit që refuzuan një ofertë 70 milionë euro për të.

Lexo Edhe:

Ata janë të bindur që Skriniar do të nënshkrojë kontratë të re, pasi që kontrata e tij e tanishme përfundon në qershor të vitit 2023.

Megjithatë, pasi disa javë negociata dhe propozimit finale ende nuk ka përgjigje nga agjentët e Skriniar.

Koha po kalon dhe nëse ai nuk arrin kontratë të re këtë muaj, shitja e tij në janar është e paevitueshme për ta parandaluar atë që mos të largohet si lojtar i lirë.

Sipas asaj që raporton le10sport në Francë, kjo do të thotë se ata do të marrin 30 milionë euro nga Paris Saint-Germain që janë më shumë së gati që t’i paguajnë.

Ata nuk janë i vetmi klub i interesuar për skriniar, pasi që Tottenham Hotspur dhe Chelsea po ashtu janë të interesuar për të. /GazetaExpress/