Interi kontakton dyshen e mbrojtjës së Bayernit - Gazeta Express
string(47) "interi-kontakton-dyshen-e-mbrojtjes-se-bayernit"

Sport

Gazeta Express

24/08/2025 12:07

Interi kontakton dyshen e mbrojtjës së Bayernit

Sport

Gazeta Express

24/08/2025 12:07

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Interi ka kontaktuar qendërmbrojtësit e Bayern Munich, Kim Min-jae dhe Dayot Upamecano, pasi Nerazzurri ende kërkojnë përforcime në mbrojtje këtë verë.

Mbrojtësit e Bayern Munich, Kim dhe Upamecano, janë në listën e blerjeve të Interit, dhe gjiganti i Serie A ka pyetur për disponueshmërinë e të dy qendërmbrojtësve, raporton “Gazzetta”, transmeton “Gazeta Express”.

“Nerazzurri” mund të shtojnë një qendërmbrojtës të ri në skuadër, pavarësisht largimit të mundshëm të Benjamin Pavard në javën e fundit të merkatos së verës.

Galatasaray dhe klubi saudit Neom vazhdojnë të jenë të interesuar për francezin, ndërsa Presidenti i Lille, Olivier Létang, ka pranuar hapur se klubi francez nuk mund të përballojë yllin e Interit.

Pavard gjithashtu iu bashkua Interit nga Bayern Munich në 2023, duke fituar titullin e Serie A në sezonin e tij të parë në “San Siro”.

Sipas raportit, nëse Pavard qëndron, “Nerazzurri” do të preferonin Upamecano mbi Kim, duke qenë se kontrata e francezit skadon në qershor 2026, gjë që e bën atë më të lirë se ylli ish-Napoli.

Interi do të bëjë debutimin e tij në Serie A 2025-26 nesër, në shtëpi kundër Torino./GazetaExpress/