Interi po lëviz me vendosmëri për të siguruar Guglielmo Vicarion si portierin e ri titullar për sezonin e ardhshëm.
Drejtori sportiv Piero Ausilio ka udhëtuar tashmë në Londër për të përshpejtuar negociatat me Tottenham Hotspurin.
Sipas “CalcioMercato.it”, Vicario ka qenë prej kohësh në radarët e zikaltërve, të cilët tani janë gati të bëjnë lëvizjen vendimtare përpara një vere që pritet të jetë shumë e ngarkuar në merkato.
Vlera e tij, mes 15 dhe 20 milionë euro, konsiderohet e përballueshme për Interin, që synon të veprojë shpejt për të shmangur konkurrencën nga klube të tjera.
Ky transferim do të shënonte fundin e një epoke, pasi Yann Sommer pritet të qëndrojë, por në rolin e portierit rezervë.
Zvicerani ka qenë një figurë e besueshme dhe cilësore që prej ardhjes së tij, por drejtuesit e klubit kanë vendosur se është koha për të menduar për të ardhmen me një opsion më të ri në portë.
Vicario është konsoliduar si një nga portierët më të besueshëm në Premierligë që nga transferimi i tij te Tottenham dhe konsiderohet gati për të marrë një rol kryesor në një nga klubet më të mëdha të Europës.
Me debatin për portierin e Kombëtaren e Italisë që pritet të intensifikohet pas eliminimit nga Kupa e Botës, një kalim te Interi do ta mbante atë në qendër të vëmendjes për një vend titullari tek “Azzurrët”./GazetaExpress/