Interi i bën ofertë zyrtare Mkhitaryanit - Gazeta Express
string(40) "interi-i-ben-oferte-zyrtare-mkhitaryanit"

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 18:27

Interi i bën ofertë zyrtare Mkhitaryanit

Sport

Gazeta Express

26/05/2022 18:27

Interi raportohet se e dëshiron nënshkrimin me Henrikh Mkhitaryanin.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka raportuar se “Nerazzurrët” i kanë bërë një ofertë zyrtare futbollistit armen, përcjell Gazeta Express.

Sipas gazetarit italian, bisedimet mes palëve janë duke vazhduar.

Në anën tjetër, Mkhitaryan ka marrë gjithashtu ofertë edhe nga Roma për të rinovuar kontratën.

Interi thuhet se është i sigurt për nënshkrimin me 33-vjeçarin, teksa tani janë duke pritur vendimin përfundimtar të tij.

Mkhitaryan te Interi mund të kalojë si lojtar i lirë pasi kontrata e tij me Romën skadon zyrtarisht më 30 qershor. /Gazeta Express/