Interi e ka shënuar fitoren e radhës në Serie A.
Zikaltrit triumfuan 0:2 në udhëtim ndaj Cagliarit, në kuadër të javës së pestë në elitën e futbollit italian.
Lautaro Martinez kaloi mysafirët në epërsi qysh në minutën e nëntë të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Esposito dyfishoi epërsinë e Interit në minutën e 82-të, duke e vulosur fatin e këtij takimi.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e nëntë pikëve në vendin e pestë.
Në anën tjetër, Cagliari mbetet i 10-ti me shtatë pikë të grumbulluara. /Gazeta Express/