Interi fiton bindshëm ndaj Salernitanas, Lautaro shkëlqen me katër gola - Gazeta Express
string(70) "interi-fiton-bindshem-ndaj-salernitanas-lautaro-shkelqen-me-kater-gola"

Sport

Gazeta Express

30/09/2023 22:42

Interi fiton bindshëm ndaj Salernitanas, Lautaro shkëlqen me katër gola

Sport

Gazeta Express

30/09/2023 22:42

Interi është rikthyer te fitorja në Serie A, për të vazhduar edhe kryesimin në tabelë.

Pas humbjes ndaj Sassuolos, skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi triumfoi sonte në udhëtim ndaj Salernitanas, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në “Stadio Arechi” përfundoi me rezultatin 0:4.

Të katër golat e fitores për “Nerazurrët” u shënuan nga kapiteni i tyre, Lautaro Martinez (62′, 77′, 85′ nga penalltia, 89′).

Interi pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe prin në tabelë, por me pikë të njëjta me rivalin lokal, Milanin, që është i dyti.

Salernitana është në pozitën e parafundit (19) me vetëm tri pikë. /Gazeta Express/