“Interi është qesharak” – Cassano nuk është i mahnitur nga zikaltrit - Gazeta Express

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 10:23

“Interi është qesharak” – Cassano nuk është i mahnitur nga zikaltrit

Futboll

Gazeta Express

02/03/2021 10:23

Duket se Antonio Cassanos nuk është duke i lënë mbresa aspak Interi, pasi ish-sulmuesi italian e ka kritikuar ish-skuadrën e vet për dështimin në Ligën e Kampionëve dhe për stilin e futbollit që luan.

Interi e mundi 3:0 Genoan dhe tani është lider i Serie A me katër pikë më shumë se rivali dhe përcjellësi i parë në tabelën e Serie A, Milan, transmeton Gazeta Express.

Por zikaltrit janë eliminuar nga Liga e Kampionëve dhe nga Kupa e Italisë.

“Sikur të ishim në Ligën e Kampionëve tani, mendoj se do ta thoshim fjalën tonë në këtë turne”, tha Conte pas fitores të dielën, por Cassano mendon ndryshe.

“A nuk e ka kuptuar Conte se ai nuk është Guardiola? Ta thotë fjalën e vet në Ligën e Kampionëve? Jo, jo. Nuk jam budalla unë. Serie A është mediokër, Liga e Evropës është diçka tjetër. Interi nuk po dominon”, tha Cassano.

“Janë duke luajtur ndryshe me Eriksenin, tani duken më solid, por nuk luajnë futbollit të mirë. Atalanta luan futboll të mirë”, shtoi ai.

“Interi do ta fitojë titullin, por nuk luan futboll të mirë. Interi ishte qesharak në Ligën e Kampionëve. Përfundoi pas Shakhtarit”, theksoi ai. /Gazeta Express/