Inter ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit polak Nicola Zalewski nga Roma, pasi ka aktivizuar opsionin për ta blerë përfundimisht për 6.5 milionë euro, siç ishte përcaktuar në kontratën e huazimit.
Zalewski kaloi te Interi në gjysmën e dytë të sezonit 2024-25, duke luajtur 17 ndeshje në të gjitha garat që nga transferimi i tij më 1 shkurt. Klubi zikaltër njoftoi zyrtarisht blerjen e tij përmes faqes së tij zyrtare, ndërsa lojtari tashmë është pjesë e skuadrës që po merr pjesë në Kupën e Botës për Klube.
Reprezentuesi i Polonisë pati një ndikim të menjëhershëm te Interi, duke fituar shpejt zemrat e tifozëve. Ai asistoi golin e Stefan de Vrij në kohën shtesë të derbit ndaj Milanit, vetëm një ditë pas firmës me klubin.
Zalewski shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm për Interin në muajin maj në fitoren 2-0 ndaj Torinos. Ai gjithashtu u aktivizua si zëvendësues në finalen e Ligës së Kampionëve, ku luajti gjysmë ore në humbjen e thellë 5-0 ndaj Paris Saint-Germain./GazetaExpress/