Interi e do Mertensin "gratis" - Gazeta Express
string(28) "interi-e-do-mertensin-gratis"

Interi e do Mertensin “gratis”

Gazeta Express

20/02/2020 17:45

“Nerazzurri” janë të interesuar të përforcohen në fazën e sulmit për sezonin e ardhshëm. Sulmuesit belg do t’i skadojë kontrata me Napolin gjatë verës

Interi po planifikon të përforcohet për sezonin e ardhshëm.

Lexo Edhe:

“Nerazzurri” ia kanë vënë syrin sulmuesit të Napolit, Dries Mertens.

Këtë e ka bërë të ditur portali italian “Calciomercato”, përcjell Gazeta Express.

Sulmuesi belg do të jetë lojtar i lirë nga muaji qershor dhe Zikaltrit po mendojnë ta sjellin atë në Milano.

Mertens i ka realizuar 6 gola në 18 ndeshje në Serie A këtë sezon me Napolin.

Ai kërkohet edhe nga klubet angleze, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Gazeta Express/