Interi e do Gosens e Atalantës - Gazeta Express
string(30) "interi-e-do-gosens-e-atalantes"

Interi e do Gosens e Atalantës

Futboll

Gazeta Express

14/09/2021 13:02

Interi synon ta blejë anësorin e Atalantës Robin Gosens, me të cilin dëshiron ta zëvendësojë Ivan Perisicin.

Marrëveshja e anësorit kroat Perisic me Interin mbaron në verën e vitit 2022 dhe nuk ka asnjë sinjal se palët pajtohen për vazhdimin e bashkëpunimit.

Lexo Edhe:

Por zikaltrit janë duke planifikuar tashmë për verën e ardhshme dhe prioritet i tyre për këtë pozitë në fushë është gjermani Gosens.

Gosens ka shkëlqyer për Atalantën në Serie A dhe Ligën e Kampionëve sezonin e fundit, si dhe ka zënë vend në Kombëtaren e Gjermanisë.

Interi është duke e përcjellë atë tash e një kohë dhe, megjithëse nuk do të jetë një pistë e lehtë, kampioni italian është optimist duke e ditur se Atalanta është e hapur për ta shitur 27-vjeçarin./Gazeta Express/