Interi e do dyshen e Chelseat - Gazeta Express
string(29) "interi-e-do-dyshen-e-chelseat"

Interi e do dyshen e Chelseat

Gazeta Express

03/07/2020 15:33

Interi po planifikon të bëjë përforcime për sezonin e ardhshëm. “Nerazzurri” janë të interesuar për dy mbrojtësit e majtë të “Blues”, Marcos Alonso dhe Emerson Palmieri

Gjiganti italian po mendon të “peshkojë” në Angli, respektivisht në Londër, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Nerazzurri” ia kanë vënë syrin dy futbollistëve të Chelseat, MarcosAlonso dhe Emerson Palmieri.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Trajneri Antonio Conte i pëlqen dy futbollistët, me të cilët kishte punuar në “Stamford Bridge”.

Trajneri italian e do një mbrojtës të majtë për edicionin e ri dhe do të mundohet ta transferojë së paku njërin nga këta dy lojtarë.

Alonso pritet të largohet gjithsesi nga Londra në fund të këtij sezoni. /Gazeta Express/