Interi e bën një hap gjigant drejt çerekfinales së Championsit - Gazeta Express
string(62) "interi-e-ben-nje-hap-gjigant-drejt-cerekfinales-se-championsit"

Futboll

Gazeta Express

05/03/2025 20:34

Interi e bën një hap gjigant drejt çerekfinales së Championsit

Futboll

Gazeta Express

05/03/2025 20:34

Interi e ka bërë një hap gjigant drejt çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

“Nerazzurri” e mposhtën Feyenoordin në udhëtim me rezultat 2:0 sonte në ndeshjen e parë të së tetës së finales së kësaj gare, shkruan “Gazeta Express”.

Zikaltrit e shënuan në secilën pjesë nga një gol për ta krijuar një kapital të konsiderueshëm para ndeshjes së kthimit, e cila do të luhet pas një jave në Milano.

Marcus Thuram i kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 38-të, kurse Lautaro Martinez e shtoi epërsinë e udhëtuesve në minutën e 50-të.

Ndërkaq, Piotr Zielinski e humbi penalltinë për liderët e Serie A në minutën e 65-të. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement