Interi bën tjetër hap mbrapa në garë për titull, ndalet me barazim nga Cagliari - Gazeta Express
string(78) "interi-ben-tjeter-hap-mbrapa-ne-gare-per-titull-ndalet-me-barazim-nga-cagliari"

Interi bën tjetër hap mbrapa në garë për titull, ndalet me barazim nga Cagliari

Gazeta Express

26/01/2020 14:37

Interi ka bërë një tjetër hap të madh mbrapa në përpjekje për ta fituar titullin në Serie A pas një dekade, pasi u ndal nga Cagliari me atë që ishte barazimi i tretë radhazi me rezultat të ngjashëm 1:1.

Lautaro Martinez i dha epërsinë skuadrës së Antonio Contes herët në pjesën e parë, kur u shërbye nga Ashley Young në debutimin e anglezit, por mesfushori zikaltër i huazuar në Cagliari Radja Nainggolan shënoi 12 minuta para fundit për ta ndalur Interin me barazim 1:1 të dielën në San Siro, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ky ishte barazimi i tretë radhazi për Interin, që nënkupton se klubi zikaltër tani rrezikon të ngelë plot gjashtë pikë prapa liderit, Juventus, nëse ky i fundit fiton ndeshjen e kësaj jave ndaj Napolit.

Cagliari po vinte në formë të dobët, pasi i kishte humbur katër nga pesë ndeshjet e fundit në ligë, por kjo nuk ndikoi te ky ekip për ta befasuar skuadrën e Antonio Contes.

Zikaltrit, në fakt, ishin dominues dhe krijuan shumë, duke kaluar në epërsi pas gjysmë ore lojë, kur Martinez shënoi me kokë pas krosimit nga Young.

Vendasit kanë mundur ta dyfishonin epërsinë dikur Martinez dhe Stefano Sensi t’i shfrytëzonin mundësitë e mira.

Nainggolan e dënoi klubin nga ku është i huazuar në Cagliari, duke shënuar super gol nga largësia, por me ndihmon e mbrojtësit Bastoni.

Gjërat u përkeqësuan edhe më shumë për zikaltrit, kur në fund të takimin Martinez u përjashtua me karton të kuq për shkak të protestave ndaj gjyqtarit.

Interi do të udhëtojë drejt Udineses për ndeshjen e radhës në Serie A, ndërsa Cagliari e pret Parman. /Gazeta Express/