Interi është befasuar sërish nga Bodo/Glimti, dhe kësaj here humbja ndaj norvegjezëve ishte fatale.
Skuadra e drejtuar nga Cristian Chivu u mposht nga Bodo/Glimti edhe në “Giussepe Meazza”.
Bodo fitoi 2-1 si mysafir i Interit, me rezultatin e përgjithshëm prej 5-2, pasi kishte fituar 3-1 në ndeshjen e parë.
Mysafirët shënuan të parët me anë Jens Peter Hauge në minutën e 58-të, teksa i njëjti asistoi te Evjen në minutën e 72-të.
Pas 4 minutash, Interi ngushtoi epërsinë me anë të Alessandro Bastonit, por që nuk qe e mjaftueshme.
Në fund, Interi mbetet në shtëpi, teksa norvegjezët kalojnë tutje.
Në 1/8 e finales, Bodo do të përballet me Manchester Cityn ose Sportingun e Lisbonës.