Interi arrin marrëveshje me yllin e Frankfurtit - Gazeta Express
string(47) "interi-arrin-marreveshje-me-yllin-e-frankfurtit"

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 16:02

Interi arrin marrëveshje me yllin e Frankfurtit

Futboll

Gazeta Express

10/06/2021 16:02

Pasi lamtumirës së Contes dhe emërimit të Simone Inzaghit trajner, Interi tani duhet ta kthejë vëmendjen nga merkatoja.

Sipas informacioneve që japin mediet italiane, priten zhvillime të rëndësishme në hyrje për përforcimin e krahut të majtë.

Lexo Edhe:

Mësohet se zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me Filip Kostic, anësor 28-vjeçar serb, aktualisht pjesë e Eintrachtit të Frankfurtit, futbollist që e mbylli sezonin me katër gola dhe 17 asiste në Bundesligë.

Kostoja e kartonit do të tij vlerësohet nga 20 deri 25 milionë euro dhe paratë për shërbimet e këtij lojtari do të sigurohen nga shitja e Achraf Hakimit. Për marokenin, pas interesimit të PSG-së, është shfaqur edhe Chelsea e tashmë drejtuesit e Interit po fërkojnë duart për ankandin e nisur.

Kostic është një profil shumë i mirëpritur për Inzaghin, një lojtar përsosur për të luajtur në të majtë në rreshtimin 3-5-2, aq shumë të pëlqyer nga ish-trajneri i Lazios.