Sport

Gazeta Express

25/01/2020 13:13

Interi arrin marrëveshje me Giroud

Sport

Gazeta Express

25/01/2020 13:13

Olivier Giroud ka arritur marrëveshje personale me Interin, para se të kompletohet transferimi i tij nga Chelsea për pesë milionë euro – shumë kjo që mund të ngrihet në 6.5 milionë euro me bonuse – sipas Gazzetta dello Sport.

Fituesi i Kupës së Botës me ekipin kombëtar të Francës do të paguhet katër milionë euro në vit në San Siro, ndërsa zyrtarizimi i këtij transferimi pritet të publikohet gjatë ditëve të ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Francezi e ka gjetur veten në skuadrën e Chelseat si opsion të tretë pas Tammy Abraham dhe Michy Batshuayit, përderisa i kanë mbetur vetëm edhe gjashtë muaj në kontratën e tij aktuale në Stamford Bridge.

33-vjeçari ishte lënë në stol për fitoren me rezultat 2:0 të Chelseat kundër Nottingham Forestit në rundin e tretë të FA Cup të dielën, mirëpo ai doli në fushë pas ndeshjes për t’i përshëndetur tifozët – veprim që u vlerësua si lamtumirë.

Lampardi raportohet se është në kërkim të një sulmuesi të ri në afatin kalimtar të janarit dhe kjo bën që Giroud të ketë gjasa të ketë edhe më pak minuta lojë së shpejti. /Gazeta Express/