Interesim i madh, shiten krejt biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë - Gazeta Express
string(62) "interesim-i-madh-shiten-krejt-biletat-e-ndeshjes-zvicer-kosove"

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 9:01

Interesim i madh, shiten krejt biletat e ndeshjes Zvicër – Kosovë

Futboll

Gazeta Express

04/09/2025 9:01

Interesimi për ta parë ndeshjen mes Zvicrës dhe Kosovës është i madh.

Mediumi i madh zviceran “Blick” raporton se tashmë janë shitur krejt biletat për ndeshjen e nesërme mes Helvetikëve dhe Dardanëve, e cila do të luhet në Basel, përcjell “Gazeta Express”.

Pra, stadiumi “St. Jakob-Park” do të jetë i stërmbushur.

Natyrisht, një pjesë e madhe e shikuesve gjithsesi pritet të jenë mërgimtarë që jetojnë në Zvicër dhe nga vendet tjera të Evropës.

Mediumi zviceran e përmend edhe faktin se kjo pritej pasi edhe në kualifikimet e Kampionatit Evropian, në nëntor të vitit 2023, ishte mbushur stadiumi.

Gjithashtu, “Blick” ka njoftuar se për ndeshjen e Zvicrës me Slloveninë, që do të luhet të hënën që vjen, janë shitur vetëm 8 mijë bileta deri tash nga 33,996 të mundshme.

Kosova do ta nisë kampanjën kualifikuese të Botërorit 2026 nesër mbrëma me ndeshjen ndaj Zvicrës.

Futbollistët Dardanë presin mbështetje të madhe të publikut shqiptar në këtë takim, i cili do të nisë në orën 20:45.

Më pas, Kosova të hënën që vjen do ta presë Suedinë në Prishtinë. /Gazeta Express