Interesim i madh për të përcjellë seancat përfundimtare në Hagë, Specialja për T7: Mbi 220 persona kanë dërguar kërkesa - Gazeta Express
string(117) "interesim-i-madh-per-te-percjelle-seancat-perfundimtare-ne-hage-specialja-per-t7-mbi-220-persona-kane-derguar-kerkesa"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 20:17

Interesim i madh për të përcjellë seancat përfundimtare në Hagë, Specialja për T7: Mbi 220 persona kanë dërguar kërkesa

Lajme

Gazeta Express

07/02/2026 20:17

Seancat përfundimtare për një javë rresht, ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë kanë zgjuar kureshtje të jashtëzakonshme tek publiku.

Mbi 220 persona kanë paraqitur kërkesë për të qenë të pranishëm fizikisht në sallën e gjyqit, në atë që pritet të sjellë epilogun e një procesi të gjatë.

Por, galeria publike e gjykatës ka kapacitet për 67 vende.

Në një përgjigje për T7, Gjykata Speciale ka konfirmuar se për shkak të numrit të kufizuar, përparësi u është dhënë disa kategorive.

“Gjykata ka pranuar mbi 220 kërkesa nga persona që dëshirojnë të ndjekin seancat nga galeria e publikut. Meqenëse galeria e publikut ka vetëm 67 vende, përparësi u është dhënë anëtarëve të familjes së të akuzuarve, Ambasadës së Kosovës si dhe mediave, veçanërisht atyre nga Kosova ose rajoni”, ka deklaruar Angela Griep për T7.

Procesin e zhvilluar deri më tash në Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së, avokati Artan Qerkini e konsideron të shoqëruar me shkelje të shumta.

Qerkini si i akredituar nga Gjykata, shpjegon hapat që pritet të merren pas përfundimit të fjalëve përfundimtare në këtë proces.

Gjykata Speciale ka sqaruar përmes email-it se konfirmimet për pjesëmarrje kanë nisur të dërgohen nga e mërkura, më 4 shkurt, ndërsa procedura mbetet ende në vazhdim./Blerta Zuka- T7/

VIDEO

Advertisement
Advertisement
Advertisement