Interesante, zbulohet një sekret brenda pikturës “Britma” - Gazeta Express

Arte

Gazeta Express

23/02/2021 23:37

Interesante, zbulohet një sekret brenda pikturës “Britma”

Arte

Gazeta Express

23/02/2021 23:37

Piktori Edvard Munch në mënyrë misterioze kishte bërë një mbishkrim në pikturën e tij “The Scream” (“Britma”), sipas skanerit.

Një fjali e shkurtër e shkruar në pikturën më të njohur ka shkaktuar hamendje në botën e artit.

Fjalët, “Mund të pikturohej vetëm nga një i çmendur”, janë gdhendur me laps në këndin e sipërm të anës së majtë.

Tani, testimet e reja që janë bërë nga Muzeu Nacional në Norvegji kanë konfirmuar që ai mbishkrim ishte bërë nga vetë piktori.

Piktura origjinale e shfaqur për herë të parë në qytetin e lindjes së Munch në Oslo në vitin 1893, është bërë një shprehje radikale dhe e përhershme e ankthit njerëzor. Ndikimi i saj shtrihet që nga filmat e Hollywood Scream deri te emojat e ditës së sotme, shkruan BBC.

Për veprën e artit është duke u biseduar nëse do shfaqet në muzeun e ri, i cili do hapet në kryeqytetin e Norvegjisë vitin e ardhshëm.

Kritikët e artit kanë vënë në pikëpyetje nëse mbishkrimi është si një akt vandalizmi i bërë nga dikush tjetër, ose i shkruar nga vetë Munch për të cilin është ditur që ka pasur probleme me shëndetin mendor gjatë gjithë jetës së tij.

Muzeu erdhi në përfundim që mbishkrimi ishte shkruar nga Munch pasi që kanë përdorur teknologjinë për të analizuar dorëshkrimet e tij dhe për ti krahasuar me ditarin dhe letrat e tij.

“Mbishkrimi është i Munch pa asnjë dyshim,” ka thënë Mai Britt Guleng nga muzeu.

“Vetë shkrimi i dorës, si dhe ngjarjet që ndodhën në 1895, kur Munch tregoi pikturën në Norvegji për herë të parë, të gjitha tregojnë në të njëjtin drejtim.”

Në vitin 1994, ‘Britma’ u vodh nga muzeu i arteve në Norvegjez. Ajo u rikuperua në një operacion të fshehtë nga detektivët britanikë.