Interesante, çiftet që po njoftohen në internet po shkurorëzohen - Gazeta Express
string(63) "interesante-ciftet-qe-po-njoftohen-ne-internet-po-shkurorezohen"

Fun

Gazeta Express

02/11/2021 22:25

Interesante, çiftet që po njoftohen në internet po shkurorëzohen

Fun

Gazeta Express

02/11/2021 22:25

Një studim i fundit në Angli zbuloi se çiftet që janë njohur në internet kishin 6 herë më shumë gjasa të divorcoheshin sesa ata që u takuan në universitet ose përmes miqve dhe familjes.

Gjetjet treguan se çiftet që janë njohur online kishin një rrezik prej 12 për qind divorci në tre vitet e para të martesës ndërsa ata që ishin njohur përmes lidhjeve sociale kishin një rrezik prej 2 për qind.

Lexo Edhe:

Sipas Marriage Foundation, organizatës që kreu studimin, gjetjet tregojnë se marrëdhëniet shoqërore luajnë një rol të rëndësishëm në mbështetjen e çifteve në vitet e para të martesës. Harry Benson, drejtor i kërkimit në fondacion, tha se gjetjet ishin “shqetësuese”, shkruan abcnews.al.

“Gjetjet e studimit tregojnë se çiftet që takohen në këtë mënyrë në vitet e para të martesës mund të mos kenë mjaftueshëm kapital social apo rrjete të ngushta mbështetëse në mjedisin e tyre për të përballuar të gjitha sfidat me të cilat përballen, krahasuar me ata që takohen përmes miqve, familjes apo fqinjëve. Me kalimin e kohës kjo pabarazi zhduket, por pyetja është pse ekziston? tha ai.

Savanta Comres tha se çiftet që takoheshin online martohen si dy të panjohur dhe mungesa e lidhjeve të ndërsjella e bën më të vështirë mbledhjen e informacionit për njëri-tjetrin. “Gjetjet tona nuk minojnë apo pakësojnë rolin jetësor të takimeve në internet. Por nxjerrin në pah rreziqet dhe sfidat e mëdha të njohjes së një të huaji relativ për të cilin ka më pak burime të besueshme dhe mbështetje sociale,” tha Benson.