Inter, testi i radhës për Rrahmanin dhe Kumbullën – formacionet - Gazeta Express
string(60) "inter-testi-i-radhes-per-rrahmanin-dhe-kumbullen-formacionet"

Gazeta Express

09/07/2020 20:45

Inter, testi i radhës për Rrahmanin dhe Kumbullën – formacionet

Gazeta Express

09/07/2020 20:45

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Veronës dhe Interit.

Hellas Verona e Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës, që startojnë sonte – ka kryer misionin për këtë sezon, duke siguruar mbijetesën edhe matematikisht, derisa objektivi ishte Europa League.

Lexo Edhe:

Vendi i nëntë tregon se kanë bërë sezon mahnitës, pas rikthimit në Serie A, por edhe përse ka edhe shume pikë në lojë, duket e paarritshme ajo pozitë pasi gjenden nëntë pikë prapa.

Sido që të jetë, për ta do të jetë me rëndësi paraqitja e mirë kundër një ekipi që synon vetëm fitoren, pasi Interi i Contes do të rrëmbente sot pozitën e tretë dhe do të ngushtonte në tetë pikë diferencën me Juventusin.

Do të jetë ndeshje e veçantë për Kumbullën e Kombëtares shqiptare, pasi raportohet se Conte e do për sezonin 2020/21.

Ndeshja starton nga ora 21:45, raporton Gazeta Express.

Verona: Silvestri; Rrahmani, Günter, Kumbulla; Faraoni, Amrabat, Veloso, Lazovic; Pessina, Zaccagni; Di Carmine.

Inter: Handanovic, Godin, De Vrij, Skriniar, Candreva, Gagliardini, Brozovic, Young, Borja Valero, Sanchez, Lukaku.