Inter rikthehet me fitore në Serie A, triumfon ndaj Lecces - Gazeta Express
string(57) "inter-rikthehet-me-fitore-ne-serie-a-triumfon-ndaj-lecces"

Sport

Gazeta Express

21/02/2026 20:02

Inter rikthehet me fitore në Serie A, triumfon ndaj Lecces

Sport

Gazeta Express

21/02/2026 20:02

Skuadra e Inter ka reaguar fuqishëm pas humbjes nga Bodo/Glimt, duke marrë tri pikë të plota në përballjen me Lecce. Ndeshja përfundoi me rezultat 2-0 për “nerazzurët”, të cilët dominuan gjatë gjithë takimit.

Interi e nisi sfidën me sulme të shumta, ku Marcus Thuram dhe Henrique krijuan disa raste, por nuk arritën t’i konkretizonin. Një gol i Federico Dimarco u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Rezultati u zhbllokua në minutën e 76-të nga Henrikh Mkhitaryan, i cili realizoi një gol të bukur. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Manuel Akanji vulosi triumfin e Interit me një gol me kokë pas harkimit të Dimarcos.

Me këtë fitore, Interi shkon +10 pikë në krye të Serie A me 64 sosh, ndërsa Lecce mbetet në vendin e 17-të me 24 pikë, duke kërkuar të largohet nga zona e rrezikut. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement