Inter po mendon seriozisht për Chiesan - Gazeta Express
string(38) "inter-po-mendon-seriozisht-per-chiesan"

Sport

Gazeta Express

04/08/2024 17:41

Inter po mendon seriozisht për Chiesan

Sport

Gazeta Express

04/08/2024 17:41

Federico Chiesa është gjithmonë e më larg Juventus-it.

Sulmuesi, kontrata e të cilit skadon në vitin 2025 ende nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me “Zonjën e Vjetër” sa i përket rinovimit dhe tani, në këtë periudhë largimi duket i paevitueshëm.

Lexo Edhe:

Trajneri i Juventus-it, Thiago Motta pas barazimit me Brest la të kuptohet se Chiesa nuk është në planet e tij për të ardhmen.

“Ka disa arsye për lojtarët që unë kam grumbulluar, po ashtu edhe për ata të cilët kanë qëndruar në Torino, me përjashtim të Fabio Mirettit i cili është i dëmtuar. Ne ishim të qartë kur folëm me secilin prej tyre. Kemi lojtarë të fortë dhe të mire, të cilët janë mësuar të luajnë vazhdimisht dhe në nivele të larta. Ndërkohë, klubi po përpiqet të gjejë zgjidhje për ata të cilët nuk janë pjesë e projektit për të ardhmen dhe ata duhet të kërkojnë zgjidhje sa më shpejt që të jetë e mundur për të mirën e tyre, të skuadrës dhe të të gjithëve” – tha trajneri.

Ndërkohë, nga Italia raportohet se për Chiesa-n interesohet Inter-i, por kampionët e Italisë kanë ende punë për të bërë në organikën e tyre.

Më thjeshtë, oferta e “zikaltërve” në Torino ende nuk ka mbërritur sepse te Inter po punojnë për largimet e Satriano-s dhe Correa-s. Ndërkohë, ideja e drejtuesve “zikaltër” ishte që Chiesa të transferohej verën e ardhshme me parametra zero, por kjo ide tani zerohet dhe e vetmja rrugë është një ofertë që mund të kënaq torinezët, në rast të kundërt “pista” Chiesa mund të zhduket.

Gjithsesi, pavarësisht momentit, nga Italia bëjnë me dije se Inter nuk do të heqë dorë nga ideja Chiesa, por mbetet për t’u parë rruga që do të ndjekin kampionët e Italisë.