Inter Miami kap vlerën rekord pas ardhjes së Lionel Messi - Gazeta Express
string(57) "inter-miami-kap-vleren-rekord-pas-ardhjes-se-lionel-messi"

Sport

Gazeta Express

18/02/2026 17:38

Inter Miami kap vlerën rekord pas ardhjes së Lionel Messi

Sport

Gazeta Express

18/02/2026 17:38

Klubi amerikan Inter Miami ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme financiare qëkur superylli Lionel Messi iu bashkua skuadrës.

Sipas Forbes, të ardhurat e klubit janë pothuajse katërfishuar, nga 56 milionë dollarë në 2022 në rreth 200 milionë dollarë sezonin e fundit. Vlera totale e klubit tani llogaritet në 1.35 miliardë dollarë, duke e bërë atë për herë të parë klubin më të vlefshëm në MLS.

Ardhja e Messit nuk ka ndryshuar vetëm performancën sportive, por edhe ndikimin ekonomik dhe komercial të Inter Miami, duke e vendosur klubin në qendër të vëmendjes së futbollit amerikan dhe global. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement