Inter Miami del me njoftim për gjendjen e Leo Messit - Gazeta Express
string(52) "inter-miami-del-me-njoftim-per-gjendjen-e-leo-messit"

Futboll

Gazeta Express

04/08/2025 10:05

Inter Miami del me njoftim për gjendjen e Leo Messit

Futboll

Gazeta Express

04/08/2025 10:05

Inter Miami ka dalë me një njoftim për gjendjen fizike të Lionel Messit, i cili pësoi lëndim së fundmi.

Klubi nga liga MLS ka njoftuar se ylli argjentinas u është nënshtruar testeve mjekësore për ta mësuar shkallën e lëndimit që e pësoi në ndeshjen ndaj Necaxa, shkruan “Gazeta Express”.

“Departamenti i Komunikimit i Inter Miami CF e ka dhënë një përditësim të dëmtimit të paraqitur nga Baptist Health për kapitenin e klubit. Leo Messi iu nënshtrua testeve mjekësore për ta vlerësuar shkallën e shqetësimit muskulor që e pësoi gjatë ndeshjes së Kupës së Ligës mbrëmë kundër Necaxa, gjë që e detyroi atë të largohej nga fusha. Rezultatet e konfirmuan një dëmtim të vogël muskulor në këmbën e djathtë. Rikthimi i tij do të varet nga progresi i tij klinik dhe përgjigja ndaj ushtrimeve”, njoftoi klubi amerikan.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë u detyrua të largohej nga fusha e blertë pas dhimbjeve që i ndiente, gjë që bëri që tifozët e tij të shqetësoheshin për një moment.

Aktualisht nuk dihet saktë se kur do të rikthehet në fushën e blertë, por nuk pritet që Messi të mungojë gjatë. /Gazeta Express