Inter – Liverpool, publikohen 11-shet startuese për derbin e sontëm - Gazeta Express
string(64) "inter-liverpool-publikohen-11-shet-startuese-per-derbin-e-sontem"

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 20:02

Inter – Liverpool, publikohen 11-shet startuese për derbin e sontëm

Futboll

Gazeta Express

09/12/2025 20:02

Derbi i ditës së martë, i xhiros së gjashtë në Ligën e Kampionëve, do të luhet në “Giussepe Meazza”.

Interi i bën konak Liverpoolit, me dy trajnerët që tashmë i kanë zgjedhur edhe 11-shet startuese.

Christian Chivu i Interit si gjithmonë hyn në ndeshje me sistemin 3-5-2.

Yann Sommer është në portë, i padiskutueshëm, teksa në krye të sulmit është dyshja Marcus Thuram – Lautaro Martinez.

Te Liverpooli, Arne Slot ka vendosur që Florian Ëirtz të mbetet në bankën rezervë, teksa vendin e Mohamed Salahut – që mungon sonte – do ta zë Curtis Jones.

Në fushë nga fillimi do të jenë dy sulmuesit, Hugo Ekitike dhe Alexander Isak.

Ndeshja nis nga ora 21:00.

FORMACIONET E PLOTA:

Inter: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Henrique, Calhangolu, Barella, Mkhitaryan, Dimarco; Martinez, Thuram.

Liverpool: Alisson; Gomez, Konate, Van Dijk, Robertson; MacAllister, Gravenberch; Jones, Szoboszlai, Ekitike; Isak./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement