Sipas raportimeve të La Gazzetta dello Sport, Oumar Solet i Udineses dhe Loïc Badé i Sevillas janë dy objektivat kryesorë të Interit në mbrojtje, ndërsa zikaltërit po përgatiten për largimin e Benjamin Pavard.
Inter është gati të dëgjojë ofertat për mbrojtësin francez, dhe sipas Gazzetta-s, klubi shpreson të fitojë 18-20 milionë euro nga shitja e ish-mbrojtësit të Bayern Munich, i cili ka kaluar dy sezone në “San Siro”.
Objektivat kryesorë të Interit
E përditshmja italiane raporton se Inter tashmë i ka identifikuar dy zëvendësuesit e mundshëm:
Oumar Solet (Udinese) – kartoni i të cilit vlerësohet rreth 20-25 milionë euro.
Loïc Badé (Sevilla) – për të cilin ka interes edhe nga Bayer Leverkusen.
Inter nuk pret shitjen e Pavard
Sipas Gazzetta-s, Inter ka mjaftueshëm buxhet për të siguruar një mbrojtës të ri edhe pa pritur largimin e Pavard.
Klube të tjera në garë
Për Pavard ka interes nga Galatasaray, Lille dhe klubi saudit Neom. Megjithatë, mbrojtësi francez pritet t’i japë përparësi një destinacioni evropian, duke pasur parasysh edhe Kupën e Botës 2026, siç ka pranuar trajneri i Neom, Christophe Galtier, pas miqësores së javës së kaluar ndaj Romës. /GazetaExpress/