Inter fiton dhe pushton vendin e dytë në Serie A - Gazeta Express
string(50) "inter-fiton-dhe-pushton-vendin-e-dyte-ne-serie-a-2"

Inter fiton dhe pushton vendin e dytë në Serie A

Gazeta Express

13/07/2020 23:37

Interi ka pushtuar pozitën e dytë në Serie A, pasi e ka mundur në shtëpi Torinon.

Interi e ka mposhtur me përmbysje Torinon, sfidë që përfundoi 3-1, e cila u zhvillua në San Siro në kuadër të 32 në Serie A.

Lexo Edhe:

Me këtë fitore, ekipi i Antonio Contes ka rrëmbyer vendin e dytë, dhe gjendet 8 pikë prapa Juventusit.

Inter e nisi keq takimin, kapiteni dhe portieri, Samir Handanovic, bëri një gabim të tmerrshëm, të cilin e shfrytëzoi Andrea Belotti, për ta dërguar topin në rrjet për 0-1 pas 18’ minutave lojë.

Por, Interi përmbysi gjithçka në pjesën e dytë.

Young fillimisht barazoi gjithçka në minutën e 48’, derisa pak minuta më vonë, në atë të 51’, mbrojtësi Diego Godin e dërgoi topin në rrjetën e Sirigu për të shënuar për 2-1.

Për rezultatin përfundimtar shënoi Lautaro Martinez, për 3-1, në minutën e 61’. /Gazeta Express/