Interi ka triumfuar 3-2 ndaj Juventusit në kuadër të javës së 25-të të Serie A, duke ruajtur kreun e renditjes me 61 pikë.
Ndeshja nisi me një episod të çuditshëm, kur Andrea Cambiaso shënoi një autogol për Interin në minutën e 17-të, por e shpëtoi situatën më vonë duke realizuar golin e barazimit (26’).
Situata u vështirësua për Juventusin kur Pierre Kalulu u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 42-të, duke lënë mysafirët me një lojtar më pak për pjesën më të madhe të ndeshjes.
Pjesa e dytë u luajt me intensitet të lartë dhe dramatik, me golin e Francesco Pio Esposito që riktheu epërsinë për Interin (76’), ndërsa Manuel Locatelli barazoi për Juventusin (83’).
Vendimi i ndeshjes erdhi në minutën e fundit, kur Zielinski, pas një asistimi fantastik nga Bisseck, realizoi golin e fitores (90’), duke siguruar pikët e plota për “Nerazzurët”.
Me këtë fitore, Interi mban lidershipin në Serie A, ndërsa Juventus bie në vendin e pestë me 46 pikë. /GazetaExpress