Inter e mund bindshëm Genoan, e përforcon kreun e Serie A - Gazeta Express
string(56) "inter-e-mund-bindshem-genoan-e-perforcon-kreun-e-serie-a"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 17:00

Inter e mund bindshëm Genoan, e përforcon kreun e Serie A

Futboll

Gazeta Express

28/02/2021 17:00

Interi e ka përforcuar vendin e parë në Serie A duke i ikur shtatë pikë rivalit Milan, pas një fitoreje tjetër bindëse 3:0 kundër Genoas të dielën, e cila ishte e katërta radhazi në ligë.

Romelu Lukaku, Matteo Darmian dhe Alexis Sanchez shënuan për një fitore tjetër bindëse të skuadrës së Antonio Contes në San Siro, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Zikaltrit po vinin nga një triumf madhështor kundër rivalit të qytetit, Milan – i cili ishte një duel i drejtpërdrejt për titull mes tyre pas një kohe të gjatë – një javë më parë, të vetëdijshëm se fitorja ndaj Genoas duhej të arrihej patjetër, gjë që e kishte pranuar edhe Conte ditë më parë.

Dhe pikërisht këtë e arritën, në një ndeshje të cilën e mbizotëruan plotësisht nga fishkëllima e parë deri te ajo e fundit.

Interi tani grumbullon 56 pikë në vendin e parë, duke e lënë Milanin mbrapa me 49 pikë dhe Juventusin në vendin e tretë me 46 pikë. Këto dy të fundit e kanë zhvilluar nga një ndeshje më pak, megjithatë.

Zikaltërve iu deshën vetëm 32 sekonda për të kaluar në epërsi kundër Genoas, kur Lukaku e shënoi një tjetër gol individual, kësaj radhe me këmbën e tij të dobët, të djathtën.

Dominimi i vendasve ishte shumë i madh në pjesën e parë dhe megjithëse skuadra krijoi shumë, nuk qe në gjendje t’i konkretizojë rastet.

Skuadrës së Contes iu desh të priste deri në minutën e 70-të për ta shënuar golin e qetësisë, kur Lukaku e shërbeu Darmianin i cili shënoi nga afërsia.

Rreth një çerek loje para fundit, Sanchez e vulosi fitoren e zikaltërve duke shënuar me kokë pas një topi të kthyer në zonë.

Genoa nuk qe në gjendje ta rrezikojë seriozisht skuadrën vendase dhe me meritë u largua nga Milano duarthatë. /Gazeta Express/