string(92) "inter-barca-eshte-e-mundshme-te-shkoje-ne-penallti-keta-lojtare-mund-ti-gjuajne-11-metershat"

Futboll

Gazeta Express

06/05/2025 12:11

Inter – Barça është e mundshme të shkojë në penallti, këta lojtarë mund t’i gjuajnë 11 metërshat

Futboll

Gazeta Express

06/05/2025 12:11

Interi dhe Barcelona do ta zhvillojnë sonte ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Në këtë përballje të gjitha mundësitë janë të hapura, përfshirë këtu edhe shkuarjen në vazhdime e në penallti, duke e pasur parasysh se ndeshja e parë, e zhvilluar javën e kaluar në Spanjë, kishte përfunduar baras, 3:3.

Të dyja skuadrat kanë ekspertë të 11 metërshave: Calhanoglu tek Interi i ka shënuar 23 nga 24 tentimet nga pika e bardhë, ndërsa në përgjithësi i ka realizuar 48 gola nga 54 tentime nga penalltisë, edhe pse ka mundësi që do të përfundojë në bankinë sonte.

Sommer, portier i Interit, i studion mirë gjuajtësit e penalltive, por që në Madrid e kishte pritur vetëm një nga pesë penalltitë, shkruan mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”, përcjell “Gazeta Express”.

Përpos dy specialistëve, ka edhe emra të tjerë që duhet pasur në sy: tek Interi, Acerbi, Barella (dikur gjuajtës i rregullt në kohën kur ishte në Cagliari), zielinski (preciz kundër Juventusit, më pak në Rotterdam), dhe Taremi, i cili po luan më pak por që gjuan mjaft mirë nga 11 metërshi.

Kurse, tek Barça, Raphinha (13 gola nga 14 tentime), Dani Olmo (kishte shënuar kundër Sommer me Spanjën), si dhe Pedri e De Jong, mund të thirren për të gjuajtur penallti.

Trajneri Hansi Flick mund t’i përfshijë në garë edhe dyshen Gavi e Fermín, si opsione nëse loja shkon në penallti.

Personaliteti dhe eksperienca do të jenë vendimtare, por edhe teknika: mes dy shtyllash dhe nga 11 metërshi, çdo detaj mund ta bëjë diferencën. /Gazeta Express